Wednesday, May 31, 2023
Lajme

Kurti: Reçaku, një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë

41views

Kryeministri Albin Kurti, po thotë se populli ynë, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Ai shprehet se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojnë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat serbe.

“Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë.

Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.

Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet. Lavdia është e tyre, e kujtimi i përjetshëm për ta është i yni.

Lavdi!

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0