Saturday, January 28, 2023
Lajme

Kurti shpjegon në detaje një ngjarje të dhimbshme me trupat e shqiptarëve të gjetur në Serbi: Në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur

53views

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përzgjedhur një pjesë të fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Në këtë fjalim, Kurti kishte përmendur rastin e një vajzë 7 vjeҫare të vrarë në luftë dhe 86 personave të tjerë të masakruar. Këta trupa thotë se janë gjetur në një kamion ngrirës të thertores në lumin Danub në Serbi.

“Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve”, thotë Kurti në Vjenë.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook:

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka. Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.

Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.”

– Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Kurti në Akademinë Diplomatike të Vjenës