Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Friday, July 1, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Kurti: Ukshin Hoti është shumë i gjallë

KosovariPress Nga KosovariPress
June 17, 2022
Në Lajme
0 0
0
Kurti: Ukshin Hoti është shumë i gjallë
0
Shpërndarjet
14
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Jetën dhe veprën e profesorit të zhdukur në luftë, Ukshin Hotit, e ka përkujtuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti e ka quajtur profesorin Hoti si “i zhdukuri maksimal, me ndërgjegje të pasur e me dije të lartë”.

Përmes një postimi në Facebook Kurti ka shkruar se: “gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë”.

“Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara. Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës”, ka shkruar ai.

Tutje, kryeministri Kurti ka përkujtuar edhe thënien e profesorit Hoti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i cili ky i fundit thoshte se një bashkim të këtillë “rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”.

“Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh”.

Postimi i plotë:

Në ditëlindjen e Tij

Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara. Sikur ta kishim mes nesh, do të vinte pranë nesh, pranë teje, meje, të gjithëve neve. Para neve, pa na kthyer shpinën. Në çdo datë të tij apo të heronjve të tjerë të mendimit e të veprimit, vendet bëhen të gjalla, në qytet do të kishte qendërzime bisedash rreth temës së lirisë dhe politikës.

Njëjtë është çdo ditë në nder të Ukshinit në shtëpinë e tij në Krushë, por njëjtë është në meditimin tim për të. Sepse çdo përsiatje e ka për shkak një sugjerim të tij. Ja për shembull, kur në një paragraf, hedh dy dekada përvojë në rrethet intelektuale. Po e përmbledh atë këtu në formën e një diagonaleje ekzistenciale edhe kuptimore: “Gjykuar sipas qëndrimeve dhe aktiviteteve rreth Kosovës (në vështrim të gjerë) duket sikur bëhet i dukshëm synimi i amerikanëve mbi bashkimin e Evropës përmes evropianizimit të Gjermanisë… Analogjikisht, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pa dyshim se rusët do ta përjetonin si gjermanizim të tepruar të Evropës”.

Këtë diagonale e gjeni të plotë në bisedën me Kadarenë. Këtë libër e dua shumë sepse nga fakti i dialogut, Ukshini është shumë i gjallë. Ky i zhdukur maksimal prodhon diagonale të mëdha të eksperimentit të mendimit. Por natyrisht, për të kuptuar analitikën e këtij vullneti, më duhet t’i kthehem filozofisë politike të çështjes shqiptare. Aty nuk është gjallimi prej dialogu, por gjallimi prej pune.

Është në virtytin e të zhdukurit të jetë i gjallë mes nesh. Është në vetinë e të zhdukurit maksimal të jetë orientuesi më i gjallë mes nesh. 

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Albin Kurti Ukshin Hotit
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Prishtinën e merr shiu

July 1, 2022

BE merr një vendim të mirë për Kosovën

July 1, 2022

Dy shqiptarë dhe një zviceran udhëtuan me biçikleta nga Zvicra për në Kosovë

July 1, 2022

Bashkëshorti i Vjosa Berishës: Na thoshte t’i themi emrin ‘kancer’, e jo sëmundje e keqe

July 1, 2022

Prishtinën e merr shiu

July 1, 2022

BE merr një vendim të mirë për Kosovën

July 1, 2022

Dy shqiptarë dhe një zviceran udhëtuan me biçikleta nga Zvicra për në Kosovë

July 1, 2022

Bashkëshorti i Vjosa Berishës: Na thoshte t’i themi emrin ‘kancer’, e jo sëmundje e keqe

July 1, 2022

Kosovari.press

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Prishtinën e merr shiu

July 1, 2022

BE merr një vendim të mirë për Kosovën

July 1, 2022

Dy shqiptarë dhe një zviceran udhëtuan me biçikleta nga Zvicra për në Kosovë

July 1, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In