Friday, March 31, 2023
Lajme

Kurti vjen me një krahasim interesant: Të kërkosh asociacion pa e njohur Kosovën, si të servosh kafe pa filxhan

122views

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për televizionin pubulik TRT në gjuhën angleze, duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse servimi i kafes pa filxhan.

Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.

“E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan.” – theksoi Kurti.