Friday, September 29, 2023
Aktuale

Kurtit “i vjen ndihma e parë” nga Amerika, ia shpërndan postimin gruaja e ambasadorit Kosnett

23views

Pas dënimeve të ashpra nga ambasadori Hovenier, Sekretari Blinken, senatorët Shaheen e Rickett, kryeministrit Kurti i erdhi një farë ‘lehtësimi’ nga Amerika.

Postimi i tij në Twitter u shpërnda nga ana e gruas së ambasadorit Philip Kosnett.

Në atë postim të bërë më 27 maj 2023, Kurti thoshte kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe kishin të drejtë të futeshin në zyre pa kërcënime e intimidime.

“Është po ashtu e drejta e qytetarëve që të shërbehen nga këta zyrtarë të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengesat e dhunshme – janë mënyra e duhur për t’i shprehur pikëpamjet politike në demokraci.” – kishte thënë z. Kurti.

Alison Kosnett, gruaja e ambasadorit Philip Kosnett e ka shpërndarë këtë cicërimë, që besohet se ishte përgjiigje ndaj qëndrimit amerikan ku dënohej brutalisht veprimi i tij.

Kurti mbështetje ka marrë edhe nga kongresmeni Ritchie Torres.

Image

Postimi i Kuritit i shpërndarë nga Alison Kosnett

 

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0