Cilat ishin motivet e vrasjeve politike në Kosovë, si kualifikoheshin ato, dhe kush mund të ishin përgjegjësitë e tyre? A besonte Rugova në fajësinë e kundërshtarëve politik dhe çfarë i këshillonte ato? A po dëmtohej edhe Kosova dhe shqiptarët me vrasjet politike? Si i kualifikonte ato?
Natyrisht që për këto dilema dhe të tjera nuk mund të kërkojmë më thuaja askund tjetër, përveçse në deklarimet që vetë Rugova, edhe pse mjaft i matur, i konsideruar politikanë i urtë, por gjërat i emëronte vetëm sipas vetë kuptimit apo vetëgjësë.
Zbërthyes kodesh dhe kodues
Si një njohës dhe zbatues i semiotikës, Rugova, dinte t’i zbërthente kodet shkëlqyeshëm, dhe njëkohësisht t’i kodonte mesazhet në mënyrën më të mirë. Por, njëkohësisht ato mesazhe mund t’i shprehte drejtpërdrejtë me qartësinë më të madhe.
Në vitin 2000 kur u vra Ismet Rraci, Rugova kishte bërë një deklaratë të fuqishme, e cila i bënte përgjegjës të drejtpërdrejta për vrasjen e Rracit, rivalët politik.
Rugova drejtpërdrejt thuaja i kishte akuzuar partitë që humbën zgjedhjet e para lokale, madje me një humbje të papërsëritshme, nga fitorja e thellë e LDK-së, me 56 % sipas rezultatit zyrtar, dhe që mund të ishte mbi 65%, sipas vlerësimeve jozyrtare nga LDK-ja.
“Vrasja e Ismet Rracit është vrasja më e rëndë për të gjithë ne, pas vrasjes së Xhemajl Mustafës, në nëntor të vitit të kaluar. Njëherësh, kjo është vrasje e drejtuar kundër pushtetit demokratik të dalë nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Kjo vrasje bëhet nga ata që nuk e duan vendosjen e rendit demokratik në Kosovë… Të gjithë ata që bëjnë akte të tilla vrastare janë kundër pavarësisë së Kosovës, e cila është përcaktim i popullit të Kosovës”, kishte thënë Rugova.
Presidenti Rugova me Ismet Rracin e vrarë nga kundërshtarët politik
Kush ishin vrasësit?!
Pra, e definonte qartë, se kush ishin vrasësit. Ai po u tregonte shqiptarëve, se vrasësit nuk e kishin në mendje thjesht vrasjen e ca njerëzve, as vetëm motivin për të ardhur në pushtet. Ata ishin të përcaktuar për ta vrarë Pavarësinë e Kosovës.
Sipas konceptimit idealist të Rugovës, Kosova ishte shtet dhe i pavarur, duke shtuar gjithnjë përcaktorin ‘de facto’, dhe se nevojitej vetëm njohja ‘de jure’. Por, sipas konceptimit realist Kosova ishte në rrugë të pakthyeshme të shtetndërtimit, të cilin këta vrasës nuk e donin, apo më saktë donin ta rrënonin.
Këtë gjë do ta përsëriste pas gati dy vitesh, kur pas zgjedhjeve të dyta lokale në Kosovën e lirë, do të fitonte sërish LDK-ja, dhe do të vritej një tjetër bashkëpunëtorë dhe njeri i rëndësishëm i LDK-së, figurë qendrore dhe thuaja simbol i Suharekës, Ukë Bytyçi, po ashtu një luftëtar i njohur në luftë.
Sipas Rugovës, Ukë Bytyçit ia kanë shuar jetën “vrasësit e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës”.
Ai ishte i bindur se vrasja e Ukë Bytyçit ishte akt terrorist kundër pavarësisë, lirisë dhe demokracisë së Kosovës.
“Akt mizor me të cilin vrasësit deshën t’ia nxijnë fytyrën Kosovës”, thoshte Rugova, i cili me këtë rast përveç se përdorte fjalët më kritike për shprehjen e pasojës, ai po fliste edhe për kodin shqiptar, kanunin. Ai donte t’i zgjonte shqiptarët nga letargjia, dhe të kërkonin, si dikur ruajtjen e fytyrës, apo të kërkonin llogari dhe përgjegjësi për mosruajtjen e saj.
Rugova bënte thirrje që vrasësit duhet t’i izolojmë nga shteti dhe shoqëria, pra që fuqia e tyre të mos rritej. “Ne duhet t’i izolojmë kriminelët vrasës, si shtet, si shoqëri”, thoshte Rugova në rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, por të ngjashme ishin kryer me dhjetëra, që nga viti 1998 apo edhe më parë.
Sa jemi larg këtyre njerëzve, që tentonin të vrisnin lirinë dhe pavarësinë
Nga këto deklarime nxirren konkluzione të qarta se çfarë mendonte Rugova kur deklaronte si më sipër:
1. Se vrasësit ishin në PDK, dhe se një grup tjetër edhe në
2. AAK.
Ai u kërkonte udhëheqësve të këtyre dy partive që të ndikonin tek “anëtarësitë e tyre” që të silleshin në mënyrë demokratike.
“Kërkojmë nga disa parti politike, t’i qetësojnë anëtarësitë e tyre dhe t’i mësojnë me jetën demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Rugova me 28 tetor, 24 orë pas vrasjes së Ukë Bytyçit, në vitin 2002.
Ku jemi sot, sa jemi larg këtyre njerëzve, që tentonin të vrisnin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai vlerësim i Rugovës në ato vite u shpreh edhe më tragjikisht, kur po këto grupe i bën “Trazirat e marsit”, në vitin 2004, dhe vërtetë e kthyen procesin mbrapsht.
Shumë nga proceset që ishin tejkaluar i kthyen në dobi të serbëve. Nga atëherë, bashkësia ndërkombëtare deri në luftën e Ukrainës, serbët filloi t’i shihte si viktima të shqiptarëve, dhe jo ashtu siç ishte në të vërtetë, shqiptarë viktima të serbëve, që kishin përjetuar gjenocid dhe etnocid të përsëritur!
A nuk i pamë vrasësit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, se si deshën ta copëtonin Kosovën, dhe madje mbështeteshin nga ata, që thirreshin në Rugovën. Edhe pse e dinin, se ata po komplotonin me Serbinë, Vuçiqin dhe vetë Putinin!
Presidenti Rugova në fushatën e fundit me Ukë Bytyçin në Suharekë