Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Kuvendi e përfundon pushimin, të hënën mbledhja e Kryesisë

10views

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën pas pushimeve dyjavore të këtij institucioni.

Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja e kryesisë pritet të mbahet në orën 11:00, ndërkohë në rend dite janë pika të mbetura nga muaji shtator, tetor, nëntor e dhjetor i vitit të kaluar.

Sipas komunikatës së Kuvendit, në rend dite ndër të tjera do të jenë:

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor,

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022,

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022,

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022,

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022,

VII. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022,

VIII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022,

IX. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022,

XI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.