Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, June 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Kuvendi kritikohet për mosefikasitet, mazhoranca premton dinamikë të re

KosovariPress Nga KosovariPress
June 18, 2022
Në Lajme
0 0
0
Kuvendi kritikohet për mosefikasitet, mazhoranca premton dinamikë të re
0
Shpërndarjet
5
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e kuorumit në Kuvend është rikthyer sërish në normalitet. Dështimi i miratimit të projektligjeve dhe ndërprerja e seancave plenare në mungesë të deputetëve po i faturohen më shumë partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithatë, kjo e fundit premton përshpejtim të miratimit të agjendës legjislative.

Në sesionin pranveror janë miratuar vetëm 37 ligje ndërsa 69 të tjera janë në procedurë, duke bërë që progresi i përmbushjes së agjendës legjislative të jetë 34%. Nga këto ligje të miratuara, dhjetë prej tyre i përkasin sektorit të drejtësisë, pesë shëndetësisë, nga katër ndahen në sektorët tregti, financa dhe siguri, dy janë nga ekonomia ndërsa 8 kategorizohen tek të tjerat. Të gjitha ligjet e miratuara kanë qenë të sponsorizuara nga Qeveria. 

Gjatë sesionit pranveror, nga muaji janar deri në gjysmën e qershorit, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në 24 seanca plenare, të jashtëzakonshme ose solemne. Në janar kanë nisur 4 seanca të reja, në shkurt 5, në mars 6, në prill 5, në maj 3 dhe në qershor vetëm një. Në të gjitha rastet e tjera kur janë mbledhur deputetët kanë qenë vazhdim të këtyre seancave. 

Prej këtyre 24 seancave, 15 kanë qenë plenare, shtatë prej tyre kanë qenë të jashtëzakonshme si: Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Debati parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri për 8 mars, pastaj debat parlamentari lidhur me rritjen e çmimeve, debati parlamentar lidhur me vendimin e ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, debati parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19, debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij sesioni deputetë janë mbledhur edhe në dy seanca solemne për nder të 14-vjetorit të Republikës dhe për të shënuar 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Në seancën e fundit plenare të së enjtes, opozita bllokoi punën e Kuvendit pas protestës së veteranëve duke kërkuar që Qeveria të dialogonte me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së. Këta të fundit kundërshtuan miratimin në parim të Projektligjit që përcakton pagën minimale, që i eliminon ata nga rritja e pensioneve në nivel të pagës minimale. Megjithatë, edhe pas takimit mes ekzekutivit dhe veteranëve nuk ka pasur ndonjë dakordim duke paralajmëruar se do të ketë sërish protesta e bllokim të punës së Kuvendit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress se mazhoranca nuk është në gjendje të miratojë iniciativa ligjore që nevojitet edhe shumica e thjeshtë e deputetëve. 

Sipas tij, në këtë fazë, s’ka bashkëpunim mes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me partitë opozitare dhe as grupeve parlamentare ndërmjet veti. 

Miftaraj: Pikat e rendit të ditës po barten nga seanca në seancë 

“Kuvendi i Kosovës nuk është në gjendje të ndjek Qeverinë e Kosovës, duke i kaluar këto ligje, qoftë në lexim të parë ose miratuar në Kuvend. Prej monitorimit tonë, kemi pa se Kuvendi i Kosovës, ose partia në pushtet, edhe pse ka shumicën parlamentare nuk është në gjendje edhe për pika të rendit të ditës, ose iniciativa ligjore të cilat nevojitet një shumicë e thjeshtë nuk ka kuorum për t’i miratuar të njëjtat. Ne kemi parë se një numër i madh i rendit të ditës, tani jemi në muajin qershor, po barten seancë pas seancë pas seance… Në këtë fazë kemi një jo bashkëpunim të mirë, në radhë të parë mes kryetarit të Kuvendit me partitë opozitare, qoftë në komisione. Por, po e shohim se edhe deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë ndonjë respekt të madh për funksionin që e kanë, duke mos marrë pjesë në seanca, apo dështuar një numër i madh i seancave në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit”, thotë ai. 

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rrexhepi, përgjegjësinë për dështimin e seancave plenare ia adreson më shumë Lëvizjes Vetëvendosje. 

Bunjaku-Rexhepi: Kjo legjislaturë e Kuvendit është më joefikasja 

“Përgjegjësia shumë më e madhe krahasuar me neve i takon mazhorancës dhe Qeverisë Kurti II. Pasi ata i kanë 58 deputetë, i kanë minoritet dhe kanë vota të mjaftueshme të kalojnë shumë projektligje në Kuvendin e Kosovës. Unë mund të them se është Kuvendi më pak efikasdhe nuk ka funksionuar. Mundem t’i numëroj në gishta se sa projektligje kanë ardhur dhe janë votuar në Kuvendin e Kosovës”, thekson ajo. 

Nga ana tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se pret një punë më dinamike të Kuvendit në javët në vijim. 

Ajo arsyetohet edhe për mungesën e deputetëve të mazhorancës në seanca plenare, duke thënë se disa prej tyre kanë pasur udhëtime zyrtare jashtë vendit. 

Kusari-Lila: Do të hymë në një dinamikë të re të Kuvendit 

“Ne po mundohemi maksimalisht dhe unë po shpresoj që shumë shpejtë duke filluar prej javës së ardhshme do të hyjmë në trendin e një dinamike të përshpejtuar. Kemi nevojë shumë të zëmë hapin në veçanti për të mbyllur sesionin pranveror deri në javën e dytë të gushtit, kur Kuvendi është i hapur, prandaj edhe për brenda grupit parlamentar dhe në bashkëpunim me grupet e tjera parlamentare do të mundohemi të mos jemi preh e kushtëzimeve nga opozita ose mungesave nga pozita për përgjegjësitë tona si deputet”, deklaron ajo.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës shpesh janë kritikuar për mosefikasitet ndërsa pagat e tyre janë ndër më të lartat. Paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit. Kompensimi mujor për pjesëmarrje në seanca plenare është 240 euro, ndërsa kompensimi për mbledhje të komisioneve është 160 euro. Deputetët kanë edhe të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit brenda dhe jashtë vendit me detyra zyrtare. Para pak muajsh ishin në qendër të kritikave që shpenzuan paratë e shtetit për karburante.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Kuvendi kriitik mazhorance
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
BE-ja ua heq vizat këtyre dy vendeve, Kosova mbetet e izoluar

BE-ja ua heq vizat këtyre dy vendeve, Kosova mbetet e izoluar

June 29, 2022
“Burg i përjetshëm jo vetëm ndaj Krivaqes”, por edhe ndaj Arbër Sejdiut

“Burg i përjetshëm jo vetëm ndaj Krivaqes”, por edhe ndaj Arbër Sejdiut

June 29, 2022
Adriatik Kelmendi reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit

Adriatik Kelmendi reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit

June 29, 2022
Presidentja Osmani: Siguria që NATO ofron për Ballkanin Perëndimor është vendimtare

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

BE-ja ua heq vizat këtyre dy vendeve, Kosova mbetet e izoluar

BE-ja ua heq vizat këtyre dy vendeve, Kosova mbetet e izoluar

June 29, 2022
“Burg i përjetshëm jo vetëm ndaj Krivaqes”, por edhe ndaj Arbër Sejdiut

“Burg i përjetshëm jo vetëm ndaj Krivaqes”, por edhe ndaj Arbër Sejdiut

June 29, 2022
Adriatik Kelmendi reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit

Adriatik Kelmendi reagon pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit

June 29, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In