Wednesday, May 31, 2023
Lajme

Ky është i riu që dyshohet se është viktima që u gjet dje afër lumit Sitnica

24views

Pasditen e djeshme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se Hazir Bresilla është personi që u gjet i vdekur afër lumit Sitnica.

I riu është nga fshati Zajm i Klinës ndërsa 3 javë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Image

Hazir Bresilla

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0