Friday, March 31, 2023
Lajme

Ky është identiteti i personit që plagosi dy gra në Fushë Kosovë (Emrat)

301views

Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është Sabit Islami (1954) 69 vjeçar është larguar në një drejtim ende të panjohur.

Ndërsa, burime thonë se dy femrat e lënduara janë: Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare edhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare.

Dëshimtarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se dyshohet se gratë u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës.