Wednesday, February 1, 2023
Aktuale

Lajçak dhe komisioneri Varhelyi flasin për Kosovën dhe Serbinë – detajet nga takimi

8views

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me komisionerin Varhelyi ka biseduar për dialogun.

Mirë që u takova me komisionerin Oliver Varhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa Varhelyi ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është çelësi për përparimin e tyre në rrugën evropiane.

Ecja përpara në dialogun Beograd – Prishtinë është çelësi për përparimin në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Fillimi i vitit me Përfaqësuesin Special të BE-së MiroslavLajçak për të diskutuar rrugën përpara”, ka shkruar Varhelyi.