Saturday, January 28, 2023
Lajme

Lajçak takon të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

30views

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

Lajçak në Twitter, ka shkruar se me Grammaten kanë biseduar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.