Saturday, January 28, 2023
Lajme

Lajm i ‘keq’ për Vuçiqin, këshilltari i DASH pritet t’i jap një ‘goditje’ të rëndë atij – ja kërkesa urgjente për Kosovën!

53views

Vizitën në Kosovë që e kishte planifikuar një muaj më parë, por që e ndërpreu për shkak se u infektua me Covid-19, nënsekretari amerikan, Derek Chollet pritet ta realizojë nesër.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, do të qëndrojë në Kosovë dhe rajon më 11 janar.

“Këshilltari Chollet do të vazhdojë në Prishtinë, Kosovë, për t’u takuar me zyrtarë qeveritarë, liderë të tjerë politikë dhe shoqërinë civile për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit të Kosovës dhe euroatlantik, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më 12 janar, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Beograd, ku do të diskutojë me udhëheqjen e qeverisë serbe sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE.

Ai do të diskutojë edhe “rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Në një prononcim për “Bota sot”, profesori universitar, Enver Bytyçi e komentoi këtë vizitë të Chollet në Ballkanin Perëndimor.

Fillimisht, ai u shpreh nuk është hera e parë që autoritetet amerikane vizitojnë Kosovën dhe Serbisë, në momentet kur paraqiten tensione në marrëdhënien në mes këtyre dy shteteve.

Sipas tij, tani presidenti serb ka kaluar ‘viijën e kuqe’ dhe nuk dihet se pse po e bënë këtë.

“Është bërë e ditur se këshilltari Shtetëror në Departamentit të Shtetit, Derek Schole, të mërkurën viziton Kosovën dhe prej Prishtine do të shkojë në Beograd. Sigurisht që ai do të takohet e do të bisedojë me autoritetet më të larta të të dy shteteve, përkatësisht presidenten e kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Temë diskutimi pritet të jetë situate aktuale dhe dialogu midis të dy shteteve.

Në fakt nuk është hera e parë që autoritete të larta të diplomacisë amerikane dhe europiane vizitojnë kryeqytetin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Madje edhe për të njëjtën temë diskutimi dhe për të njëtat çështje që janë shfaqur në konfliktin shqiptaro-serb të Kosovës. Por kësaj radhe ka një specifikë. Aleksandër Vuçiç e ka kaluar vijën e kuqe. Nuk dihet pse po e bën këtë. Por ai kaloi vijën fatale kur mobilizoi ushtrinë dhe e nisi drejt kufijve të Kosovës. Tejkaloi këtë vijë në rastin e provokimit të konfliktit etnik në Shtërpcë”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Bytyçi beson se pas zhvillimeve të fundit në veri, Vuçiq është nën presion nga Putini dhe për këtë gjë janë në dijeni perëndimorët.

“Agjencitë e huaja të zbulimit e dinë dhe kanë njoftuar qeveritë e tyre se gjithçka që ka ndodhur në veri të Kosovës dhe ajo në Shtërpcë është dirigjuar nga Beogradi dhe drejtpërdrejt nga Aleksandër Vuçiç. Kam bindjen se qeveritë e Perendimit e dijnë shkakun e kësaj sjelljeje dhe ky shkak lidhet me presionin që Rusia i bën presidentit serb. Se me çfarë i bën presion Putin zotit Vuçiç, kjo mund të zbulohet shumë kohë më pas. Por e sigurt është se kreu i shtetit të Serbisë është nën presionin e Serbisë. Ajo që bëri ambasadori rus në Beograd para disa ditësh, kur i kërkoi qeverisë dhe presidentit që të mos bëhen pjesë e samiteve ndërkombëtare ku kritikohet Rusia.

Qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq nuk kanë folur për këtë fakt. Por kjo do të thotë se në Perendim po e kuptojnë se karrota që i kanë ofruar atij nuk ka funksionuar. Domethënë se BE, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania janë zhgënjyer nga presidenti i Serbisë, i cili premtimet e tij për t’u shkëputur nga Rusia i shkeli me të dyja këmbët”, theksoi ai.

Image

Profesori universitar, Enver Bytyçi

 

Më tej, profesori tregoi se çfarë do i kërkoi këshilltari i DASH, presidentit serb.

Ai vlerëson se Vuçiqit do t’i kërkohet njohja e Kosovës, ku më pas do i kërkohet të jap garanci që do i ndalojë provokimet dhe presionet e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Në këto situata të reja vjen në rajon Derek Chollet. Kjo do të thotë se në takimet dhe bisedimet në Beograd ai nuk do të pajtohet më me premtimet boshe, por do të kërkojë medoemos veprime konkrete me dy objektiva: Për ruajtjen e paqes në rajon dhe së dyti për të rinisur me urgjencë dialogun për t’i dhënë fund komfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Disa kërkojnë që ky dialog të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë. Gjithkush do ta dëshironte këtë. Por kërkesa e amerikanëve do të jetë njohja de facto.

Sidoqoftë kësaj radhe këshilltari amerikan i diplomacisë niset e vjen në Prishtinë dhe Beograd për ta mbyllur përfundimisht plagën e konfliktit të ri që ka hapur Vuçiq. Kjo do të thotë se ai do të kërkojë me insistim kthimin e Serbisë në binarët e bashkëpunimit me BE-në e madje edhe me NATO-n. Kjo do të thotë se do bëhet presion që të pranohet plani i BE-së i konsideruar edhe si plani franko-gjerman, me të cilin Serbia njeh tërësinë territorial dhe kufijtë e Kosovës, për pasojë garanton se heq dorë nga provokimet e presionet e mëtejshme për destabilizimin e saj”, potencoi Bytyçi

Në fund, profesori tha se Vuçiqi mund ta kundërshtojë kërkesën e Chollet, por që këshilltari i DASH do të kuptohet shumë mirë me udhëheqësit e Kosovës.

“Megjithatë nuk besoj se Vuçiç do ta pranojë presionin e zotit Chollet. Vetëm nëse përfaqësuesi amerikan do t’i çojë ndonjë mesazh të prerë të njërit prej dy autoriteteve më të fuqishme amerikane, atëherë presidenti i Serbisë mund t’i thërrasë mendjes. Në Kosovë zoti Chollet nuk besoj të ketë problem dhe kundërshti. Por problemi është Beogradi. Liderët serbë janë të përçarë. Shumica prej tyre janë hapur në shërbim të politikave fashiste të Vladimir Putin. Ndërsa vetë kreu i shtetit përpiqet të maskohet si i tillë. Prandaj dhe është vështirë që në Beograd të gjendet ndonjë zgjidhje”, përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.