Wednesday, September 27, 2023
Aktuale

LDK: Kosovës s’i duhet marrëveshja pa njohje

76views

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe mbledhjen me kryetarët e degëve.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se nga këto dy takime kanë rikonfirmuar qëndrimin se marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të bazohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut.

Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale.”

Tutje, ai theksoi se koordinimi me aleatët është jetik për të ardhmen e vendit.

Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë.”, ka përfunduar i pari i kësaj partie.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0