Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në seancën e sotme të Speciales ka folur për formën e dorëzimit të ish-kreut të Kuvendit për në Hagë.
Emmerson ka thënë se prokurori ka dëgjuar parashtrimet për Veselin.
Ai tha se ky bashkëpunim u krye para aktit të arrestimit eventual ndaj tij.
“Nuanca dhe ndryshimi mes meje dhe zotit Hooper, pra në përgjithësi janë parashtrime të ngjashme. Për dallim nga zoti Thaçi, prokurori ka dëgjuar parashtrimet për zotin Veseli. Disa javë përpara fillimit të procesit unë i shkruajta zotit Smith që pse zotit Veseli duhet t’i besohet për pikën e dorëzimit vullnetar, dhe kam kënaqësinë të them që ky proces qoi në një bashkëpunim dhe u krye paraprakisht para aktit të arrestimit”, tha ai.
Tutje, ai tha se nuk e ka të qartë nëse kjo letër i është treguar edhe gjykatës, mirëpo se siç u shpreh ai, prokuroria pas të njëjtës kishte nisur negociatat për dorëzimin vullnetar të Veselit.
“Unë nuk e kam të qartë në qoftë se kjo letër që është shkëmbyer mes meje dhe prokurorisë iu është treguar juve si gjykatës, ngase prokuroria vet pas kësaj letre nisi negocitatat me mua lidhur me dorëzimin vullnetar të zotit Veseli”, tha ai.