Saturday, January 28, 2023
Lajme

Ligji për Zyrtarët Publikë s’mund të hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese

57views

Gjykata Kushtetuese ka informuar se ligji për zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet, të hyjë në fuqi ose të prodhojë efekte ligjore deri në vendimin final të Gjykatës, lidhur me çështjen e ngritur pranë saj.

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Kuvendin se para se të marrë çfarëdo veprimi lidhur me ligjin për Zyrtarët Publikë, duhet të merret parasysh neni 43.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i cili parasheh: Në rastet kur ligji apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, ligji apo vendimi i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese për rastin e kontestuar.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, deputetët mund të paraqesin komentet e tyre deri më 23 janar 2023.

Image

Dokument