Saturday, February 4, 2023
Lajme

​Limaj: Reçaku, një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

45views

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shoqëruar nga bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë Kompleksit memorial në Reçak.

Limaj tha Reçaku është një nga shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe për historinë e vendit duhet të flitet çdo ditë në mënyrë që ajo të mos ndryshohet nga kriminelët.

Limaj: Mos të lejojmë përmbysjen e gjithë asaj që kemi ndërtuar

“Sikur Prekazi, Reçaku e vende tjera në Kosovë janë shenja, shtyllat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot më shumë se kurrë kombi shqiptar e populli i Kosovës ka nevojë zëshëm e fuqishëm dhe jo vetëm në përvjetor, por çdo ditë e çdo vend dhe kohë të tregojmë historinë tonë të lavdishme, mos të lejojmë përmbysjen e gjithë asaj që kemi ndërtuar. Këta burra, gra e fëmijë të cilët janë këtu, janë dëshmia më e mirë për sakrificën që e ka bërë populli i Kosovës, janë dëshmia më e mirë se si ka qenë e vërteta, kush janë masakruesit e shkatërruesit, kush ka shkaktuar gjenocid mbi këtë vend, kjo është e vërteta faktike, materiale dhe askush dhe asgjë nuk mund ta përmbysë historinë e lavdishme, dhimbjen e sakrificën e këtij kombi drejt lirisë. Por, mbi të gjitha ne si popull, si Kosovë, as Zoti e as Kombi e as gjeneratat që vijnë nuk do të na falin nëse sillemi të papërgjegjshëm dhe të lejojmë që para syve tanë kriminelet dhe ndihmësit e tyre të na ndryshojnë historinë. Të gjithë atyre që ju vjen turp me historinë dhe lirinë e tyre, ata as nuk kanë vend në institucionet publike e sa më pak hapësirë e mundësi me ju dhanë atyre njerëzve”, tha Limaj.