Thursday, June 8, 2023
Lajme

Limaj shprehet i bindur: Kurti do ta pranojë Asociacionin

52views

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se Kryeministri Albin Kurti do ta pranojë Asociacionin.

Limaj në emisionin Pressing të T7 ka kritikuar Qeverinë edhe për jotransparencë. 

“Po, more qysh jo…Ka pranu ky marrëveshje…Ne ende nuk e dimë çka ka ndodh në natën e shtyrjes së targave, çka ka ndodhë që i shtyni targat? Cila është marrëveshje, nuk është publike. Nuk e dijmë çka ka ndodh më 29-30 dhjetor, përveç deri largimi i barrikadave.

Me dal me thanë vetë i qitën vec i hoqën, është me fy, është veprimi më jotransaparent që e kam ndi najherë. Ka marrëveshje dhe këto marrëveshje nuk i dijmë ne, ka jotransparencë totale”, ka deklaruar Limaj në Pressing të T7.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0