Lista Serbe: Jakshiq si Kurti është gjithmonë i gatshëm të sulmojë Listën Serbe dhe Presidentin Vuçiq

Gazeta serbe ka reaguar me një deklaratë për letrën e hapur të ish-deputetit Marko Jakshiq, e cila i është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku thuhet se “Marko Jakshiq, ish-zot i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës , siç i pëlqen ta quajnë, mesa duket nuk është kthjelluar që nga pushimet, kështu që ka vazhduar të gënjejë dhe të sajojë gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë.”
Siç theksohet në deklaratë, “është mënyra e patriotëve të rremë dhe mashtruesve të dëshmuar, që gënjejnë dhe mendojnë se kjo gënjeshtër do të kalojë”.
Në njoftimin e Listës Serbe thuhet tutje.
“Marko Jakshiq heshti edhe kur regjimi i verdhë vendosi kufirin mes serbëve dhe serbëve në Jarinje dhe Bërnjak. Me pranimin e tij, ai nuk mund të ngrinte zërin dhe të kundërshtonte për shkak të rehatisë dhe moshës së tij. Por tani iu kujtua se po shpikte se si e kishte bërë këtë presidenti Vuçiq. Marko Jakshiq hesht dhe kur gjuajnë fëmijët serbë në Shtërpcë, i rrahën në Kllokot… Ai nuk tha asnjë fjalë për këto sulme brutale të paprovokuara ndaj serbëve. Marko Jakshiq, pasi nuk e ka bërë në intervistën e fundit, nuk do të thotë asnjë fjalë kundër Kurtit, nuk do t’i prishë marrëdhëniet me të, por prandaj, si Kurti, është gjithmonë i gatshëm të sulmojë vendin e tij, Listën Serbe dhe veçanërisht Presidentin Aleksandër Vuçiq me gënjeshtra dhe ofendime”.
Nga lista serbe theksojnë se “është posaçërisht patetike kur Marko Jakshiq flet për serbët në Kosovë, mbi të gjitha për ata në jug të Ibrit, të cilët nuk i ka vizituar as kur ka qenë zot i jetës dhe vdekjes”.
“Dhe sa kujdesej për popullin, tregon fakti se në zgjedhjet e fundit ai përjetoi një debakli sepse oficeri i NATO-s Zdravko Ponosh, të cilin Jakshiq e mbështeste, mori 20 herë më pak vota se Aleksandar Vuçiq, shifrat e Ponoshit ishin më pak se 4 për qind dhe Aleksandar Vuçiq mbi 80 për qind.” , shkruan në njoftimin e Listës Serbe.