Friday, September 29, 2023
Lajme

​Logu i Bjeshkëve, një nga festat më të bukura të Malësisë së Madhe

18views

Në amfiteatrin natyror në Qafën e Predelecit në Shqipëri u organizua Logu i Bjeshkëve.

Përveç bjeshkëve të Kelmendit, vizitorët shijuan edhe vallet e shtojzavalleve të Malësisë së Madhe, të cilat kishin veshur xhubletën.

Ky është një manifestim kulturor që zhvillohet çdo vit në të shtunën e dytë të muajit gusht, në Lepushë të Kelmendit, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, derisa ka shpërndarë disa fotografi të këtij aktiviteti, ka thënë se kjo është një prej festave më të bukura të Malësisë së Madhe.

Ai gjithashtu ka rikujtuar aplikacionin #TEA, përmes së cilit mund të gjenden aktivitetet që do të mbahen gjatë sezonit turistik në Shqipëri.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0