Sunday, May 28, 2023
Lajme

Mediat e Vuçiqit e falsifikuan njoftimin, zbulohet gjithçka – Kosova pa fusnotë në Davos 

206views

Në Zvicër nga sot po mbahet  ngjarja e Forumit Ekonomik Botëror( 16-20 janar), aty Kosovën do ta përfaqësojë Albin Kurti, kryeministër i vendit.

Por, mediat serbe janë përpjekur që ta paraqesin prezencën e Kosovës “me fusnotë”, si kontestim ndaj pavarësisë së Kosovës.

Media serbe “Novosti”, duke e falsifikuar listën ka  pretenduar se Kurti do ta përfaqësojë Kosovën me fusnotë.

“Davos poshtëroi një vend falsë: Kurti në Forumin Ekonomik Botëror përfaqëson Kosovën me fusnotë”, ka shkruat të premten kjo media propagandistike.

Image

Foto e manipuluar nga mediat në Serbi

Mirëpo kjo delë të jetë vetëm dëshirë e mediave të pushtetit në Serbi, pasi në listën e vendeve pjesëmarrëse që është publikuar sot Kosova figuron pa fusnotë, njëjtë sikur të gjithë vendet e tjera të pavarura.

Image

Lista zyrtare e shteteve pjesëmarrëse

Nuk është hera e parë që mediat në Serbi përpiqen ta minojnë pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe duke trilluar “informacione” që më pas dalin të jenë përpjekje të dështuara.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0