Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Miftaraj: Ministrat dhe zëvendësministrat e Kurtit nuk po e deklarojnë pasurinë

20views

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se zëvendësministrja nuk e ka deklaruar pasurinë.

Postimi i plotë:

“Iu njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për “Betimi për Drejtësi”.

Lufta kundër korrupsionit ka qenë kryefjala e qeverisë Kurti.

Për ironi numër i madh i ministrave dhe zëvëndës-ministrave nuk e kanë marr seriozisht deklarimin e pasurisë!

Pse???