Një skenar të rrezikshëm për Kosovën, po e paralajmëron ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari
Miftari, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, mund të ndodh një skenar i ngjashëm sikurse i vitit 2004 në Mitrovicë.
Ai paralajmëron viktima gjë që mund të ndodh pastaj me ndarjen e veriut të Kosovës.
Sipas Miftarit, ky skenar mund të bëhet në koordinim të plot me nejrëz të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ai e pyet edhe Petrit Selimin se si do të përfundoj ky skenar?
Postimi i Naim Miftarit:
Pas ndërrime në SHBA shansi i fundit i Serbisë me nda veriun e Kosovës është me bë një revolt me shumë viktima “civile”!
Po tentohet të përsëritet një mars i ngjashëm me marsin e 2004 edhe elementet janë pothuajse të njëjta, kërkohet një incident i ndjeshëm, qëllimi final ndarja e veriut tē Kosovës me implikimin Rus akter njerëz të Beogradit në koordinim të plot me disa qarqe të Prishtinës gjegjësisht njerëz të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!
Petrit si po ta merr mendja se do të përfundon kjo punë nëse shkon deri në fund skenari?