Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 22, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Mijëra Dëshmitarë të Jehovait mes miliona viktimave të nazizmit

KosovariPress Nga KosovariPress
January 27, 2022
Në Lajme
0 0
0
Mijëra Dëshmitarë të Jehovait mes miliona viktimave të nazizmit
0
Shpërndarjet
0
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 janar, në të gjithë botën, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, një datë simbolike për të kujtuar viktimat e nazizmit. Terrori vrastar nazist kishte në shënjestër miliona njerëz për shkak të racës, kombësisë ose ideologjisë politike. Por pak njerëz e dinë që viktimat e nazizmit përfshijnë edhe Dëshmitarët e Jehovait të cilët vuajtën për shkak të besimit të tyre të krishterë.

Një nga personat e dërguar në kampin e përqendrimit nazist, Mauthausen, ishte edhe shqiptari Nikodhim Shyti, Dëshmitar i Jehovait, lindur në Vlorë më 18 prill 1900. Numri i tij i identifikimit në burg ishte 100355. Nikodhim Shyti vdiq në kampin e përqendrimit më 23 dhjetor 1944, siç tregohet në dokumentin e bashkëngjitur, marrë nga Mauthausen Gusen Death Book.

Dëshmitarët e Jehovait, të njohur në atë kohë si Studentët e Biblës, ishin «i vetmi grup në Rajhun e Tretë të cilët përndiqeshin vetëm për shkak të besimit të tyre fetar», thotë Profesor Robert Gerwarth. Sipas historianes Christine King, regjimi nazist i cilësonte Dëshmitarët si «armiq të shtetit» për shkak të «refuzimit të tyre publik për të pranuar qoftë edhe elementët më të vegjël të nazizmit të cilët nuk përshtateshin me besimin dhe parimet e tyre.»

Bazuar në parimet fetare, Dëshmitarët, duke qenë asnjanës politikisht, refuzonin të bënin përshëndetjen «Hajl Hitler», të merrnin pjesë në akte raciste dhe të dhunshme ose të bashkoheshin me ushtrinë gjermane. Për më tepër, «në literaturën e tyre ata identifikonin publikisht problemet e regjimit, përfshirë këtu atë që po u ndodhte hebrenjve»-thotë King.

Dëshmitarët ishin ndër të parët që u dërguan në kampet e përqendrimit ku mbanin një simbol unik në uniformë—trekëndëshin ngjyrë vjollcë. Nga rreth 35.000 Dëshmitarë që jetonin në Evropën e pushtuar nga nazistët, më shumë se një e treta vuajti përndjekje të drejtpërdrejtë. Shumica u arrestua dhe u burgos. Qindra fëmijë të Dëshmitarëve u dërguan në shtëpitë e nazistëve ose në shkolla riedukimi. Rreth 4.200 Dëshmitarë u dërguan në kampet naziste të përqendrimit. Udhëheqësi Detlef Garbe shkroi: «Qëllimi i deklaruar i udhëheqësve NS (nazistëve) është që të eliminojë plotësisht Studentët e Biblës nga historia gjermane.»[5] Rreth 1.600 Dëshmitarë të Jehovait vdiqën, 370 prej të cilëve u ekzekutuan. 

Nazistët donin të thyenin bindjet fetare të Dëshmitarëve duke u ofruar lirinë në këmbim të bindjes. Standardi Erklärung (publikuar në fillim të 1938-ës) i kërkonte personit që firmoste të hiqte dorë nga besimi i tij ose i saj, të denonconte Dëshmitarët e tjerë në polici, t’i bindej plotësisht qeverisë naziste dhe të mbronte ‘atdheun’ me armë në dorë. Zyrtarët e burgut dhe të kampit shpesh i torturonin Dëshmitarët që t’i detyronin të firmosnin. Sipas Garbe, vetëm «një numër shumë i vogël» Dëshmitarësh hoqën dorë nga besimi i tyre.

Geneviève de Gaulle, mbesë e Gjeneralit Charles de Gaulle dhe anëtare e Rezistencës Franceze tha për Dëshmitaret femra të burgosura në kampin e përqendrimit në Ravensbrück: «Ajo që admiroja tek to ishte fakti që ato mund të largoheshin në çdo moment vetëm duke hequr dorë nga besimi… Në fund, këto gra që dukeshin të dobëta dhe të rraskapitura, ishin më të forta se SS-të, të cilët kishin fuqinë dhe çdo mjet në dispozicion. Ato kishin një forcë e vullnet që nuk mund ta mposhtte askush. »

Dështimi i metodave naziste për të thyer Dëshmitarët e Jehovait është në kontrast me konformizmin aq të përhapur social ndaj qëllimeve naziste para dhe gjatë Holokaustit. Rezistenca paqësore e njerëzve të thjeshtë ndaj racizmit, nacionalizmit ekstrem dhe dhunës, meriton një reflektim të kujdesshëm në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe dëshmitarë Jehovait viktima nazizmit
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022
Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

May 22, 2022
​Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022
Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

May 22, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In