Friday, September 29, 2023
Lajme

Ministri Rashiq, në stilin e prokurorit serb, po kërkon dënim maksimal për ushtarin Kurtaj, vetëm pse ai është shqiptar!

50views

Është e papranueshme, që një ministër, kur dëshmitë janë më se të qarta, të pohojë pandershmërisht, se një ushtar me dashje, deshi t’i vrasë dy serbë!

Pavarësisht, që njëri nga të lënduarit, nga plumbat rikoshet, është një fëmijë 11 vjeçar, kjo nuk i jep të drejtë askujt, dhe as ministrit Nenad Rashiç, që të paragjykojë fajësinë, madje me çdo kusht, si tentim-vrasje të ushtarit ndaj dy vetave.

Provat, ekzaminimet e para, përfshirë, dëshminë publike të nënës së 11 vjeçarit, Zorica Stojanoviq, flasin për një incident, ku djali i saj u lëndua, pa dashje, dhe aksidentalisht, sepse askush nuk ia kishte drejtuar asnjë armë. “Siç dëgjova, … aty ishte gjendur ky burrë dhe ka qëlluar në asfalt të rrugës, por plumbi është kthyer në djalin tim”, ka thënë nëna e 11 vjeçarit, që sigurisht më pas nën regjinë e përmbushjes së qëllimeve serbe, ajo e ndryshoi deklaratën, dhe tani këtë “betonim”, po e vazhdon Rashiqi.

Kjo e nxjerrë zbuluar deklarimin e padrejtë të një ministri, që të këmbëngulë për një variant, të kontestuar deri më tani fuqishëm nga vetë serbët, përfshirë politikanët opozitarë në Serbi.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në një intervistë për mediumin serb “nova.rs” ka pohuar se nuk e beson versionin e mbrojtjes së ushtarit të paraburgosur, Azem Kurtajt. Me këtë e ka mohuar edhe versionin e dhënë nga nëna e viktimës, e cila ka folur po ashtu për mediat serbe, dhe nuk ka qenë as e nxitur dhe as e detyruar nga askush, që ta shtrembërojë të vërtetën. Ajo sigurisht se filloi ndryshimin e pohimeve, pasi atë e kontaktuan forcat serbe, që kërkojnë fajësimin e shqiptarëve me çdo kusht.

“Versioni se ai ishte i sulmuar dhe i rrethuar është tregim i avokatit të tij, që s’do t’i jepja shumë peshë. Me aq sa di unë, nga një pikëpamje ligjore, nuk ka dyshim se ai gjuajti në drejtim të djemve. Çkado që ka qenë, rikoshet apo gjuajtje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë prirem nga ajo që shkruhet në aktakuzë, që është tentimvrasje dhe e tillë mbetet”, ka thënë Rashiç.

Ai nuk është mjaftuar nga kjo logjikë argumentimi deri diku, e pranueshme nga këndvështrimi serb, por ai shkoi më tej, aty ku shkon çdo serb që i nënshtrohet qëllimeve dhe projekteve shtetërore serbe antishqiptare.

“Nuk kam asnjë dyshim që ai i gjuajti fëmijët për t’i vrarë ata”, ka thënë ministri Rashiç.

Si mund të jetë kaq i sigurt Rashiç, pa një vendim gjyqësor, por vetëm duke u bazuar nga një pretendim hetimor.

E dyta, si mund të ketë depërtuar kaq thellë në ndërgjegjen e një shqiptari, në këtë rast të ushtarit, për të ditur se me çfarë qëllimi ai gjuajti me armë!? Madje, këtë mundohet ta argumentojë, duke i bërë thirrje hetuesisë që të mbledhë dëshmi nga ata që e njohin ushtarin, si dhe nga statuset në Fb.

Pse Rashiç, si ministër nuk e thotë asnjë fjalë, se çfarë deshi ajo turmë serbësh para atij ushtari!?

Pse ia bllokuan rrugën?

Pse nuk e thotë asnjë fjalë, që askush, asnjë inpid dhe asnjë grup, nuk mund t’ia kufizojë lirinë e lëvizjes asnjë inpidi, asnjë grupi tjetër, dhe aq më pak një grupi etnik tjetër, e aq më pak një shumice absolute, siç janë shqiptarët, të cilët edhe pse janë mbi 90%, nuk mund të lëvizin të lirë në më shumë se 20% të territorit të tyre, më shumë se 23 vjet, pas luftës, kur forcat serbe u detyruan me luftë ta braktisin Kosovën.

Po ashtu, ai me atë pohim po e shpallë të mbyllur procesin e hetimeve, para rezultateve të ekspertizës balistike dhe të dëshmitarëve apo provave relevante, që mund të dalin nga rasti, mbase video, foto etj.

Rashiç po e ndjek frymën e Listës serbe, duke kërkuar gjithsesi dënim maksimal për një ish-ushtar të FSK-së, pavarësisht, që ai mund të jetë vënë plotësisht në situatë vetëmbrojtje, dhe një reagimi të pashmangshëm!

Përpjekjet serbe për të fajësuar shqiptarët, qoftë edhe duke i viktimizuar fëmijët e tyre, janë histori e njohur tejet mirë nga shqiptarët. Dhe kjo kryesisht ka ndodhur në paqe, për të justifikuar krimet e kryera në luftë dhe për të motivuar urrejtjen ndaj shqiptarëve, qoftë nga serbët, qoftë nga shtetet demokratike.

Rashiç dhe çdo ministër apo autoritet tjetër duhet të flasë në mbrojtje të së drejtës, që drejtësia ta thotë fjalën e saj e papenguar dhe e panxitur nga interesa të jashtme.

Ushtari Kurtaj, mund të gjykohet vetëm sipas provave, nuk jemi në kohën e Millosheviçit, që serbët t’i provokojnë shqiptarët, t’ua rrezikojnë jetën, dhe më pas të shpallen viktima e të dënohen pamëshirshëm shqiptarët!

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0