Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Ministri Vuçeviq: Ata që duan të ndihmojnë popullin serb në Kosovë, të paraqiten për shërbim vullnetar ushtarak

179views

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i është rikthyer deklaratave luftënxitëse në lidhje me Kosovën.

Pasi lavdëroi forcat e armatosura të Serbisë duke thënë se ishte i kënaqur “si në aspektin moral, ashtu edhe atdhetar, në momentet e krizës lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë.”

Pas takimit ku u prezantuan rezultatet e analiës së gjendjeve, kapaciteteve operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe, ku i pranishëm ishte edhe presidenti serb Vuçiq, ministri Vuçeviq shprehur kënaqësinë në fjalë.

“Serbia dëshiron të shohë një qetësim të situatës, qetësim të tensioneve kudo në botë, natyrisht edhe në Ukrainë, për të ndalur luftën vëllavrasëse midis dy kombeve sllave ortodokse,” – u shpreh ai.

Më pas, Vuçeviq bëri thirrje që qytetarët serbë që donin të tregonin aftësitë ushtarake t’i bashkoheshin ushtrisë serbe.

“Të gjithë ata që kanë ndjesi patriotike kanë vend për ta treguar në ushtrinë tonë dhe në policinë tonë, dhe ata që duan ta ndihmojnë popullin e Kosovës dhe Metohisë, do të ishte e dobishme që të dalin vullnetarë për shërbim ushtarak, të bëjnë trajnime,” – u shpreh Vuçeviq.

Në anën tjetër, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lëshoi urdhër për një konkurs për pranimin e 5000 njerëzve tjerë në njësitë speciale të ushtrisë serbe.