Wednesday, February 1, 2023
Aktuale

Ministrit Vitia dhe ministrit Rashiq nuk iu lejua vizita në spital tek dy të plagosurit në Shtërpcë

69views

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, nuk janë lejuar që t’i vizitojnë dy të plagosurit serbë në qendrën spitalore në Graqanicë.

Këtë e bëri të ditur gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ndërsa flitej për ndikimin politik të Listës Serbe.

”Me kaq nuk mjafton në aspektin e asaj që quhet bashkëjetëse, dhe asaj integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Sepse nuk mund të shmanget elefanti në dhomë. E që në këtë rast, është Lista Serbe, e cila e ka një fuqi akoma të jashtëzakonshme”.

”Se çfarë fuqie ka Lista Serbe, tregon vet fakti se Nenad Rashiq dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk kanë qenë të mirëseardhur për t’i vizituar dy të plagosurit në Shtërpcë, të cilët kanë qenë në qendrën spitalore në Graqanicë”.

”Kjo është për shkak se qeveria aktuale, kryeministri Kurti mundet me tentu me funksionu me politikanë si të profilit të ministrit këtu të pranishëm [Nenaq Rashiq] por duhet me e pa pikturën në mënyrë më të gjerë, dhe aty në asnjë formë s’do duhej të shmangej Lista Serbe. Sepse ju duhet të keni kontakt me Listën Serbe, ndonëse ajo është gati e pamundur për shkak të fuqisë politike që e kanë momentalisht, por edhe për shkak të votave që kanë marrë”.

”Prandaj kjo nuk duhet me u shmangë assesi, edhe për shkak të qëndrimit politik, për shkak se nëse iu refuzohet një kërkesë, vizitë shumë njerëzore, që ishte për në qendrës spitalore në Graqanicë, atëherë çka mund të ndodhë nëse paralajmërohet një vizitë e juaja në Leposaviq ose në Zveqan”.