Wednesday, September 27, 2023
SportVideo

Momenti kur Georgina xhelozoi Ronaldon (VIDEO)

168views

Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtar i ri i Al-Nassr-it, ku do të fitojë një shumë rekord, pasi do të fitojë 210 milionë dollarë në sezon, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në botë.

Prezantimi i yllit portugez ishte spektakël, pasi rreth 25 mijë njerëz u mblodhën për ta pritur atë.

Sulmuesi portugez shoqërohej nga familja e tij; pra nga Georgina Rodriguez, partnerja e tij, si dhe katër nga pesë fëmijët e tij, transmeton Klankosova.tv.

Gjëja kurioze ishte se modelja argjentinase nuk dukej edhe aq e lumtur. Edhe në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se marrëdhënia nuk është aspak e mirë.

Dëshmi për këtë ishte kur prezantuesja bëri shaka me Ronaldon, por fytyra e Georgina tregonte se ajo nuk ishte aspak e kënaqur me këtë.

Spekulimet po rrethojnë çiftin pasi thuhet se ata janë në prag të ndarjes, siç raportohet nga transmetimin spanjoll Socialite.

Nga informacionet e grumbulluara nga programi bëhet e ditur se modelja dhe sulmuesi po tentojnë të bëjnë sikur gjithçka është normale, por janë parë të distancuar në ngjarjet e fundit që kanë ndarë.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0