
33views
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se mos-shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës “shpërfaq gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë”.
Sipas saj, kjo edhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.
“Mos shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin”, shkroi ajo në Facebook.