Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq e dinë ku janë varrezat me trupa shqiptarësh në Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata ishin pjesë e regjimit ë i vrau e masakroi civilët në Kosovë, kurse kufomat ua barti në kamionë e i varrosi 400 km larg, përcjell Bota sot.
Por, sipas Mushkolajt, Kosova nuk e kushtëzoi kthimin e eshtrave të shqiptarëve me nisjen e dialogut me Beogradin dhe Vuçiqin e Daçiqin, pasi i konsideroi partnerë në tavolinën e bisedimeve dhe ja ku jemi 10 vite pas.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Aleksandar Vuçiq e Ivica Daçiq e dinë ku janë varrezat me trupa shqiptarësh në Serbi. Ata ishin pjesë e regjimit që i vrau e masakroi civilët në Kosovë, kurse kufomat ua barti në kamionë e i varrosi 400 km larg. Por, shteti i Kosovës nuk e kushtëzoi kthimin e eshtrave të shqiptarëve me nisjen e dialogut me Beogradin dhe Vuçiqin e Daçiqin i konsideroi partnerë në tavolinën e bisedimeve. Qe ku jemi dhjetë vjet pas.