Saturday, January 28, 2023
Lajme

​Musliu për atentatet: Do të ftohet në raportim drejtori i AKI-së

30views

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganime Musliu ka folur rreth tentim-atentatit ndaj saj dhe kreut të këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.

Musliu tha se për këtë rast, bashkë me Krasniqin janë intervistuar nga organet e sigurisë së Kosovës.

Derisa tha se tentim-atentatin e ka pranuar me shqetësim, deputetja Musliu e ka quajtur të papranueshme që 23 vjet pas luftës, ende ka paralajmërime të tilla.

“Unë jam intervistuar nga organet e sigurisë, edhe kryetari i partisë po ashtu i ka kryer procedurat e intervistimit. Po ashtu, e kam marrë një listë të rekomandimeve për kujdesin që duhet pasë. Derisa të dalin me një raport organet e sigurisë, unë s’mund të shtoj asgjë. Këtë, e kam marrë me shqetësim. Është e papranueshme që 23 vjet pasluftës të kemi paralajmërime dhe lajme të tilla. Nuk do të mund asgjë dhe askush të më frikësoj për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës. Nuk i kam borxh askujt, s’jam e përfshirë në asnjë vepër”, tha Musliu.

Rastet e tilla duhet të trajtohen me seriozitet. Ajo çka më ka shqetësu ka qenë heshtja totale e Qeverisë, e kryeministrit dhe Presidentës. Krejt cka kisha dashtë me pa, është që ata me u distancu nga rastet e tilla.

Musliu ka shtuar se për këtë rast do të ftohet për raportim në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.