Thursday, September 28, 2023
Lajme

Musliu: Qeveria po mburret me manipulime, po e promovon varfërinë

67views

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar mazhorancën për qëndrim kundër Projektligjit për Trustin Pensional.

Në seancën ku po diskutohet ky projektligj, e ku pritet të hidhet në votim mundësia që qytetarët t’i tërheqin një pjese nga Trusti, Musliu ka thënë se Qeveria Kurti po “mburret me manipulim”, teksa thotë se po e promovon varfërinë.

“Shpresoj shumë që në ulëset e deputetëve të shumicës të dominojë njerëzillëku. Të dominojë korrektësia ndaj qytetarëve. Ky Kuvend është zëri i qytetarëve, andaj mos e injoroni 21 mijë qytetarë dhe votoni trustin”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK-së, ka shprehur solidarizimin e saj për qytetarët që janë prekur nga vërshimet.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0