Friday, September 29, 2023
Lajme

Mustafa i LDK-sē: VV mashtroi llapjanët për magjistralen Prishtinë-Podujevë, po i presin zgjedhjet e tjera

94views

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa thotë se partia në pushtet për ta hartuar projektin e magjistrales Prishtinë-Podujevë do të presin deri në zgjedhjet e tjera.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook thotë se partia në pushtet i kishte mashtruar llapjanët se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022.

“Për t’ua marrë votën llapjanëve në zgjedhje komunale, partia në pushtet i kishte mashtruar se magjistralja Prishtinë-Podujevë do të përfundohej komplet deri në dhjetor 2022. Tash, në janar 2023, e paskan prezantuar para llapjanëve HARTIMIN e projektit të magjistrales. Dmth tek tash paskan filluar ta vizatojnë në LETËR magjistralen!

E realizimi i projektit? KUR del nga letra në terren? Garant duhet pritur zgjedhjet tjera”.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0