Saturday, January 28, 2023
Lajme

Nagavci: William Walker e meriton çmimin “Doctor Honoris Causa”

13views

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot u shpreh se grada “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker është titull i lartë nderi.

“Ai meriton këtë titull të lartë nderi, e ka rrezikuar edhe vetën e tij me frikën se si do të përballej e vërteta e thënë. Ai sot e 24 vite më para i bëri të qartë botës se Serbia po kryente krime. Ai vazhdon të mbrojë të vërtetën, por për të ndihmuar që drejtësia të vihet në vend“, tha ministrja Nagavci.

Ndërsa, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në emër të qytetarëve të Pejës dhe të gjithë Kosovës i dëshiroi ambasadorit Walker shëndet.

“Sa herë të flitet për Kosovën do të jetë edhe ambasadori Walker. Universiteti “Haxhi Zeka” është mirë që ka nderuar ambasadorin”, u shpreh ai.