Sunday, May 28, 2023
Rozë Magazina

Nënë për herë të parë, Rihanna tregon këshillën më të mirë që ka marrë për mëmësinë

44views

Këngëtarja e njohur, Rihanna publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës.

Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë. Në intervista, Rihanna ka deklararuar se do të bëhej një mami super-mbrojtëse.

“Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo.

Image

Djali i Rihanna-s

Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton:

“Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do kem mundësi më vonë. Më duhet të punoj për këtë përpara se të jetë një gjë e së kaluarës.”

Image

Rihanna

 

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0