Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Nga kërcënimet greke nuk duhet të ndalet Shqipëria

6views

Historia e shqiptarëve ndër shekuj flet për copëtimin e trojeve shqiptare dhe okupimin e tyre.

Shtetet të cilat kanë qenë në kufi me trojet shqiptare kanë marrë me dhunë troje shqiptare.

Shqipërisë i është marrë Çamëria, me dhunë dhe terror nga grekët.

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se grekëtë janë përgjegjës për çamët sepse ata bënë konolizimin e Çamërisë.

“Nga grekët nuk pritet mirëkuptim për çamët.

Ata janë përgjegjës për terrorin që bënë mbi çamë. Fill pas LDB-së vranë fëmijë e gra, burra e pleqë. Bënë masakra mbi çamë. I dëbuan me dhunë nga tokat e veta çamët dhe kurrë nuk e dënuan atë fashizëm. Bënë kolonizimin e Çamërisë”, thotë ai.

Tutje, shton se Shqipëria anjëherë nuk duhet të ndalet duke luftuar për çështjen çame.

Sipas tij, as Greqisë, as Serbisë, as Maqedonisë dhe as Malit të Zi nuk i jepet toka e të parëve tanë.

“Por, Shqipëria kërkohet të angazhohet për çështjen çame. Nuk duhet të ndalet. Nuk ka gjë më të shenjtë se çështja kombëtare. As Greqisë, as Serbisë, as Maqedonisë dhe as Malit të Zi nuk i jepet toka e të parëve tanë. Ajo që është shqiptare domosdo duhet t’i takoi Shqipërisë. Është detyrë kombëtare”, përfundon ai.