Një faqe në Facebook, me emrin “51% me Albin Kurtin”, po pretendon se u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për kryetar të Podujevës, po e përkrah kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.
Ky postim ka marrë shumë komente, ku shumë qytetarë po e përgëzojnë Osmanin për këtë vendim.
Mirëpo, kjo vetëm mbetët një dëshirë e votuesve të Vetëvendosjes, pasi Osmani në asnjë rast nuk ka dhënë ndonjë shenjë se cilin prej kandidatëve e mbështet.
Ajo deri më tani, nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje, përkundër se ka prishur marrëdhëniet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në vazhdim e gjeni postimin e kësaj faqe: