Saturday, January 28, 2023
Rozë Magazina

“Nuk e kam as dashnore…”/ Deklarata e Kristit për Kiarën ndez debat: Po të ishim jashtë, ishe bërë ‘lajm i fundit’

9views

Mbrëmjen e djeshme teksa ndodheshin në kuzhinë, Luizi i tha Kristit se “i ka pëlqyer që në fillim Kiara, por po priste që ajo të refuzonte atë. Pasi tha këto fjalë këngëtari, Kristi u shpreh: “Po të doja Kiarën do e kisha kapur me kohë”.

Kiarës nuk i pëlqeu aspak mënyra se si e tha Kristi dhe i tha: “Avash me këto deklarata, si më kishe kapur? Sa i sigurt je? Pse je kaq i sigurt? E ke shumë gabim”.

“Po ta desha Kiarën, do e kisha kapur me kohë, kështu në çift. Po të kishim pëlqim të përbashkët”, shton Kristi.

Moderatorja diskutoi me Kristin në lidhje me fjalinë që tha dhe ai u shpjegua duke thënë: “Po të kisha interes ndaj teje, do isha me ty”. Nga ana tjetër Kiara i tha se kushdo të kishte qenë në vend të Luizit, të njëjtën procedurë do kishte.

Duket se këtë gjë nuk e ka harruar Luizi dhe ditën e sotme i tha Kristit: “Për aq kohë sa zgjodhi këtë mënyrë le ta përballojë si burrat deri në fund”.