Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Tuesday, August 16, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Ogure trishtuese për politikanët e korruptuar / Senati amerikan e fillon luftën kundër destabilizimit të Kosovës nga Rusia

KosovariPress Nga KosovariPress
August 5, 2022
Në Lajme
0 0
0
Ogure trishtuese për politikanët e korruptuar / Senati amerikan e fillon luftën kundër destabilizimit të Kosovës nga Rusia
0
Shpërndarjet
1
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Për dallim nga shumë vende të tjera, që po heshtin ndaj kërcënimit dhe ndikimit rus, SHBA-ja po vazhdon në ndërtimin e strategjive për të penguar këto përpjekje dhe njëherit për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një rrjedhë tjetër zhvillimore.

Senatorët amerikanë për të forcuar këtë Projektligj të ri, janë motivuar nga lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Ballkanin Perëndimor.

Por, që nga fillimi i krizës së Ukrainës kur shkruaja për të ndërtuar shqiptarët një strategji të re, në përputhje me rrethanat, dhe që mos t’i nënshtrohen më trysnive që vijnë nga kërkesat për lëshime të reja ndaj Serbisë, sepse po ndryshon fatmirësisht në të mirë tonë rrjedha e ngjarjeve, askush nuk bëri asgjë, ndërsa opozita dhe vargonjtë e saj, përfshirë ata medial, vazhdojnë ta kritikojnë pushtetin deri në një terrorizim. Jo, që t’i bëjnë trysni për të ruajtur interesat shtetërore, por pikërisht për të kundërtën, për ta lodhur, për ta bërë të dorëzuar përpara kërkesave serbe, dhe mbështetësve të serbëve.

Shqetësimet nga ndikimi rus

Sipas Zërit të Amerikës, Projektligji i emëruar si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur si propozim dypartiak, nga senatorja e Partisë Demokratike Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe nga senatori republikan Roger Wicker.

“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njëjtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Të gjitha këto hapin rrugën për një integrim më të gjerë euro-atlantik”, ka shkruar në faqen e saj në internet senatorja Shaheen në prezantimin e iniciativës.

Kjo nismë sipas senatorëve është marr për shkak të shqetësimeve të rritura në Ballkanin Perëndimor, për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas senatores demokrate Shaheen janë të qarta synimet e presidentit autokrat Putinit “për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka tërhequr vërejtjen se nëse Rusia e fiton luftën do të ishte shumë keq për botën, dhe se po ashtu, radha do të jetë e vendeve fqinje.

“Po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore… Nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj… Nëse Rusia e fiton këtë luftë, për (Putinin) do të ishte pohim se dhuna funksionon. Pastaj radha mund të jetë e vendeve të tjera fqinje”, ka thënë Stoltenberg.

Por, pjesa më e madhe e opozitës duket se nuk ka frikë nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor, pra edhe i Kosovës, edhe pse veriu i vendit është kthyer në vatrën më të ndjeshme aktualisht, pas përpjekjeve të Serbisë për të organizuar rebelim atje. Për ata është mbi të gjitha pushteti!

Për dallim nga senatorët amerikanë, ‘senatorët’ tanë në kulmin e krizës në veri, kanë zgjedhur të shkojnë në pushime, dhe t’i prezantojnë në Facebook të ‘arriturat’ sa projektligje kanë miratuar, se kanë thyer rekorde e gjëra të tilla, por asnjë nga ata nuk ka përgjigje se çfarë do të ndodhë në veri pas më shumë se tri javësh.

Ndërsa, senatorët amerikanë do ta miratojnë ligjin pikërisht për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor nga destabilizimi, deputetët tanë, do të shkojnë në deti, të pushojnë nga ‘lodhja’. Ndërsa, për shumicën e deputetëve të opozitës as që ekziston ky rrezik, pasi për ta është vetëm ‘rreziku’ Kurti!

Për opozitën është me rëndësi, se e ka ndërtuar idenë për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa për ‘destabilizimin’ nga Rusia dhe çfarë fiton Serbia, s’kanë rëndësi fare.

Pra, se kanë hallin nëse Albin Kurti lëshon pe, por e kanë hallin nëse ata do t’i humbin privilegjet apo edhe sa kohë do të mbeten pa pushtet.

Kuvendi, si kemi shkruar më parë, do të duhej të përgatitej për një seancë urgjente për të diskutuar çështjen e veriut, dhe ta udhëzonte Qeverinë, që të mos vepronte në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesat e përgjithshme dhe të veçanta shtetërore.

Disa rezoluta dhe dokumente janë miratuar edhe në të kaluarën për bisedime, ka pasur shkrime dhe analiza, si thuhet në të katër anët, për të ndihmuar në tejkalimin e trysninë ndërkombëtare që mund t’i bëhet Kosovës.

Ne nuk kemi nevojë për lëshime të reja, madje, pas situatës së krijuar duhet të kemi kujdes, që asgjë dhe në asnjë fushë të mos bëhen lëshime, që dëmtojnë konstitucionalizmin shtetëror, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Po të ishin patriot, opozitarët do ta kishin dërguar në Gjykatë Kushtetuese edhe Marrëveshjen për energjinë, nëse ka apo jo shkelje të Kushtetutës në atë marrëveshje, e që sigurisht se ka, nëse do të kishim një trup gjykatësish që na mbron përfundimisht interesat.

Porosia: Luftojeni korrupsionin

Ky ligj i ri amerikan do të jetë një ogur trishtues për politikanët e korruptuar, krimin e organizuar, por edhe për ata, dhe bizneset që përfitojnë nga korrupsioni shtetëror.

Pas miratimit të këtij Projektligji, dora e shtetit amerikan në vendet e Ballkanit Perëndimor në luftimin e korrupsionit do të jetë e drejtpërdrejtë. Kjo pasi, sipas Zërit të Amerikës, Projektligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Prandaj, edhe njëherë shtrojmë dilemën se pse janë kaq të shqetësuar deputetë opozitarë dhe të tjerë, se nëse nuk bie Qeveria apo nëse nuk ka sukses Serbia në veri, çfarë do të ndodhë me ata!?

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

August 16, 2022
Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

August 16, 2022
“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

August 16, 2022
​Begaj: Të bëjmë më të mirën në dobi të kombit tonë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

August 16, 2022
Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

August 16, 2022
“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

August 16, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In