Thursday, September 28, 2023
Lajme

Osmani: Smajl Hajdaraj heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm

55views

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Smajl Hajdarajn në 21 vjetorin e vrasjes.

Osmani ka thënë se kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani: 

21- vjet pa deputetin e Kuvendit të Kosovës, aktivistin dhe komandantin e UÇK-së për rajonin e Rugovës, luftëtarin e lirisë, Smajl Hajdarajn. 

Kujtimi për patriotin dhe luftëtarin e pathyeshëm do të mbetet i përjetshëm, ndërkaq e vazhdueshme duhet do të jetë përpjekja për t`i sjellë autorët e krimit para drejtësisë. 

Heroi i Kosovës do të mbetet udhërrëfyes për brezat e tashëm dhe të ardhshëm!

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0