Saturday, January 28, 2023
Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

10views

Mot jostabil javën në vijim. Priten të reshura shiu dhe erëra jugore. Borë vetëm në zona të larta malore. Mundësi edhe për vërshime lokale. Temperaturat në rritje.

15.01.2023 – Mot jostabil kaplon vendin tonë gjatë javës së tretë të janarit, me depërtime të cikloneve nga rajoni. Kohëpaskohe parashihen të reshura, që do të jenë të shiut, e bore vetëm në vise të larta malore, ngase rrymime të ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Vende-vende do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi e juglindja. Gjithashtu shkaku i reshjeve më intenzive në perëndim të vendit, nuk përjashtohen mundësi edhe për vërshime apo përmbytje lokale.

Në fundjavë, shfaqen mundësi për depërtime të masave më të ftohta ajore që shndërrojnë reshjet e shiut në të borës.

Me këtë mot më dinamik, me të reshura dhe erëra të theksuara, pritet të vije deri tek një përmirësim i situatës me cilësinë e ajrit, ku indeksi kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

16.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me të reshura shiu, që do jenë më intenzive në perëndim të vendit. Viseve malore borë.

17.01 – Kryesisht vranët, me shi dhe erë kohëpaskohe. Më shumë të reshura në perëndim të vendit, viseve të larta malore borë.

18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.

20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.

Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.