Wednesday, February 1, 2023
Rozë Magazina

Pas debatit të ashpër të Luizit dhe Armaldos, dalin detaje se si janë njohur tenori dhe këngëtari jashtë Big Brother Vip Albania

28views

Këngëtari Luiz Ejlli dhe tenori Armaldo Kllogjeri u përfshinë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Artistët patën një përplasje që erdhi për termet e përdorur kur i drejtohen njëri-tjetrit. Armaldo tha se u ndie i fyer për shkak se Luizi përdori fjalën çapaçul kur iu drejtua. Debati vijoi me tone të ashpra.

Armaldo debaton me Luizin: Mos më thuaj më çapaçul

Armaldo i ka kërkuar Luizit që të mos i drejtohet më me termin “çapaçul”.

Me tone të larta ai i është drejtuar: Unë kam hyrë këtu si Armaldo Kllogjeri, shko thuaj çapaçul atyre që ta lejojnë.

Luizi: A të thashë mos bëj humor me mua! Të dola borxhit!

Armaldo: kjo nuk është shaka, kjo është të bësh sherr!

Por siç shkruan Vip-Magazine, njohja mes Luizit dhe Armaldos daton shumë herët në vitin 2006, kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Edhe pse dy artistët deri tani nuk e kanë kujtuar këtë si detaj brenda BBV, Luizi shoqërohej në Festivalin Europian të Këngës nga një grup prej tre vokalistësh dhe njëri prej tyre ka qenë pikërisht tenori i njohur Armaldo Kllogjeri.