Wednesday, May 31, 2023
Lajme

Pasi po bojkotohen me të madhe në markete, produktet serbe po dhurohen falas në Prishtinë

170views

Tash e disa javë ka filluar fushata për bojkotimin e produkteve serbe, ku qytetarët nga të gjitha rajonet e Kosovës kanë filluar bojkotimin e tyre.

Duke parë që shumë produkteve po u skadon afati i përdorimit, disa markete kanë zgjedhur që ato mallra t’i shesin me zbritje të çmimit.

Ndërsa, ka edhe prej atyre që në sheshet e Prishtinës kanë vendosur që t’i dhurojnë falas.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Venhar Isufi i cili ka bërë thirrje që të mos konsumohen këto produkte.

“Nuk do te thote nese nuk shiten prodhimet serbe, tash me dal ato me i shpernda falas ne kryeqytet. Kjo i bije; ” po ta dhuroj falas, por ti shko ne market pastaj bleje me pare”. Mos konsumoni prodhime serbe” ka shkruar ai.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0