Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Për 10 muaj u shkurorëzuan 1340 çifte në Kosovë

7views

Nga janari deri në tetor të vitit 2022, 1 mijë e 340 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit janar 119 çifte janë shkurorëzuar. Në muajin shkurt 122 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Pason marsi me 103 shkurorëzime. Ndërkaq në muajin prill 136 çifte janë shkurorëzuar.  Në muajin maj 143 çifte kanë vendosur të ndahen. Në muajin qershor 129 çifte, në muajin korrik 148 çifte, në muajin gusht 162 çifte dhe në muajin shtator 122 çifte janë shkurorëzuar.  

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Tetor janë 156 raste, e që krahasuar me muajin shtator,  ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për 28 për qind.

E numri i shkurorëzimeve në vitin  2022 krahasuar me vitin 2021 është më i vogël. Në vitin 2021 janë regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në Prizren me 189 raste, ose 8.8 për qind, Prishtinë 175 raste ose 8.1 për qind dhe në Podujevë 141 raste, ose 6.5 për qind.