Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, July 3, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Për shokun e klasës, Naser Veli Krasniqi-Leka, hero i kombit

KosovariPress Nga KosovariPress
June 3, 2022
Në Lajme
0 0
0
Për shokun e klasës, Naser Veli Krasniqi-Leka, hero i kombit
0
Shpërndarjet
10
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Naser Veli Krasniqi lindi më 24 tetor 1972, në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Prindërit Veli Krasniqi dhe Mihrije Xhyliqi Krasniqi, kishin shtatë fëmijë: katër djem e tri vajza, Naseri ishte fëmija i tretë i tyre.

Dëshmori Naser Krasniqi shkollën fillore e kreu në Ratkoc, ndërsa të mesmen në Prizren dhe Prishtinë. Studimet Universitare, Fakultetin e Kulturës Fizike e la në gjysmë për shkak të kyçjes së tij në luftë. Me aktivitete shoqërore politike, filloi të merret qysh si i ri. Naseri ishte në klasën e 5-të kur i motivuar nga familja, rrethi dhe shokët më të vjetër, e theu fotografinë e Titos (ish- kryetarit të Jugosllavisë).

Vitet 1988/89 shënuan kulmin e diskriminimit politik te shqiptarët e Kosovës, kur serbo-jugosllavët suspenduan Autonominë e Kosovës. Në kontekst të këtyre ngjarjeve, Naser Krasniqi ishte njëri ndër protagonistët dhe protestuesit që me ditë dhe muaj nuk ndaloi së vepruari në demonstrimin, fizik, organizativ dhe politik.

Në demonstratat popullore që u organizuan në Ratkoc, fshatrat përreth, në qytetin e Rahovecit, të Prizrenit dhe në tërë Kosovën, Naseri ishte pjesa më skenografike e demonstratave, duke qenë në ballë të tyre, i mbuluar gjoks e shpinë me flamurin tonë kombëtar shqiptar e me plisin e bardhë mbi vetull, ku pushtuesve serbë i bie në sy veprimi i tij dhe që nga ajo kohë vazhdimisht kërkohej nga policia.

Në këto rrethana u njoh edhe me atdhetarin e çështjes kombëtare Xhemajli Berisha, me ç’rast që nga ky moment nuk do t’iu ndahej ideve kombëtare për çlirim. Naseri i ndikuar dhe i organizuar nga profesori atdhetar, në tetor të vitit 1988, do të bëhej anëtar i të rinjve të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Në vend që të niste studimet në fakultet, ai u detyrua ta linte Kosovën dhe përkohësisht të shkonte në Gjermani. Me t’u vendosur atje, kishte vënë kontakte me shumë shokë e miq që vepronin për çështjen kombëtare. Kjo formë e bashkëpunimit i ndihmoi atij që ta ruante vazhdimësinë dhe të kthehej prapë në Kosovë për ta vazhduar përgatitjen për luftë.

Pas kthimit të tij në atdhe, në shtator të vitit 1996, veprimtarinë patriotike do ta vazhdonte fillimisht në vendlindje, në Ratkoc, përmes organizatës atdhetare Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Naseri në cilësinë e ilegalit të organizuar, aktivitetin e tij e filloi menjëherë me shpërndarjen e fletushkës “Çlirimi”, organ propagandistik i LKÇK-së, e pastaj edhe me aktivitete të tjera atdhetare.

Disa ndër aktivitetet e tij ishin: agjitimi dhe propagandimi për luftë çlirimtare, vëzhgimi i lëvizjeve të forcave policore dhe veprimeve të kolaboracionistëve, transportimi dhe sistemimi i mërgimtarëve vullnetarë të ardhur nga perëndimi në luftën e Kosovës, bartja e armatimit dhe municioneve, medikamenteve mjekësore dhe gjërave të tjera në përgjithësi që nevojiteshin për luftë, etj. Gjatë viteve 1997-98, ekskluzivisht veproi edhe në Prishtinë.

Aktiviteti i tij në kryeqytet, sidomos te qarqet studentore, do ta identifikonte portretin e tij si djaloshi i mistershëm i natës. Ai, në cilësinë e studentit të UP-së të Fakultetit të Kulturës Fizike, do të banojë në një banesë me qira, në lagjen Vëllusha, prej nga do të frekuentonte, koordinonte dhe do të vepronte me aktivitetet ilegale me shumë studentë atdhedashës nga të katër anët e Kosovës.

Më 1 tetor 1997, Naseri ishte pjesëmarrës aktiv i protestave që u zhvilluan në Prishtinë, përkatësisht te vendi i quajtur “Velania”. Në këto rrethana, Naseri së bashku me shokët e tjerë të fakultetit, u dalluan me veprimet e tyre të shpejta, në ndihmë të studentëve, duke u ndihmuar në strehimin e tyre nëpër shtëpitë private, etj.

Naseri, pas një veprimtarie të bujshme nën petkun e studentit të UP-së, e braktis qytetin e studentit, Prishtinën dhe kthehet në Anadrini, përkatësisht në fshatin e tij të lindjes, Ratkoc, për të filluar veprimtarinë luftarake. Gjatë pjesës së dytë të vitit 1997 dhe fillim vitit 1998, Naseri së bashku me shokë, filluan bartjen masive të armatimit përmes kufirit Kosovë-Shqipëri.

Më 27 prill 1998, Naseri së bashku me grupin që përbëhej prej 12 pjesëtarëve të armatosur të LKÇK-së, iu bashkua Shtabit të UÇK-së, në Drenoc, të Rahovecit, duke i ardhur kështu në ndihmë, dhe prej këtij momenti Naseri veproi publikisht. Me shkuarjen e tij në Drenoc, vendoset në pikën më të lartë malore, në majën e Zatriqit, pasi konsiderohej si pika më strategjike për luftime. Qëndrimi i tij atje u përshkua me një sërë veprimesh, duke u organizuar, ushtruar dhe duke bërë roje nëpër pozicionet e UÇK-së.

Në këto pika, Naseri veproi përreth 15 ditë, deri më 11 maj 1998. Më datën 12 maj 1998, Naseri do të marrë pjesë aktive në luftë ballë për ballë me forcat serbe. Në këtë betejë, pas 10 orë luftimesh të ashpra, ai do të shquhej me guximin dhe trimërinë e tij duke luftuar, nga një pikë në tjetrën, nga një pozicion në tjetrin. Në këto përballje, do të shquhet luftëtari sypatrembur, i cili me guxim nxitoi aty ku kërkohej vetëmohimi dhe trimëria, gjithnjë shembull për bashkëluftëtarët. Naserin e tërhiqte shumë uniforma e luftës së UÇK-së dhe shpesh thoshte se uniforma e krijon imazhin e mirë për ushtrinë tonë dhe realisht ishte ndër të parët në rajonin e Anadrinisë që e siguroi dhe e veshi atë, që në fillim të luftës.

Ai ishte protagonisti kryesor i formimit të Njësisë Speciale të UÇK-së që vepronte në Ratkoc të Rahovecit. Në këtë njësi bënin pjesë djemtë më të mirë të kësaj ane, të cilët ishin të gatshëm të vepronin në çdo çast, aty ku e kërkonte nevoja. Ai për herë të parë e vendosi flamurin kombëtar në stacionin e policisë prej ku ishin larguar forcat serbe, që tashmë ishte shndërruar në shtab të UÇK-së.

Naseri me shokë, me të dëgjuar për luftimet që kishin filluar në Gradish pranë fshatit Gexhë të Rahovecit, pa mëdyshje e ndërpreu gjumin dhe ashtu siç e kishte bërë shprehi lufte të flinte me uniformë, u ngrit në këmbë dhe ia mësyu Gradishit. Dhe prej këtij momenti, përgjatë 12 orëve luftime qëndroi aktiv nëpër pozicionet e UÇK-së. Naseri edhe në këto luftime u dallua prej të tjerëve, me guxim të lartë dhe zhdërvjelltësi luftarake, nën betimin e dhënë për ”Liri a Vdekje”. Naserin, deri në aktin e rënies, do ta shohim kudo nëpër aksione e fushëbeteja luftarake, si në Drenoc, Bratotin, Ratkoc, Zatriq, Vranjak, Dejë, Malësi e Vogël, Gradish, fshatra këto të komunës së Rahovecit, etj. Çdo ditë e Naserit ishte përpjekje për të ecur pa hamendje përpara drejt luftës çlirimtare.

Naser Krasniqi i njohur me pseudonimin Leka, duke qenë në krye të detyrës si çdoherë, në mbrëmjen e 4 qershorit të vitit 1998, saktësisht në orë 21 e 26 minuta të mbrëmjes, kur filloi një ofensivë e madhe artilerike serbe e kombinuar me shumë forma lufte, pikërisht aty edhe ku lindi, në Ratkoc (Drinas), në përballje me forcat serbe, bie heroikisht, duke mbrojtur popullin, dinjitetin kombëtar dhe lirinë e atdheut që e lindi dhe rriti.

Vetë Naseri thoshte: “Në çdo kohë, të luftosh dhe të vdesësh për lirinë e atdheut, ia vlen dhe është modesti”. Naseri, ishte varrosur në varrezat e fshatit Ratkoc më 5 qershor 1998. Pas përfundimit të luftës, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e tij atdhetare, iu akorduan shumë mirënjohje dhe dekorata, që nga diploma “Student martir” që ia dha Universiteti i Prishtinës, e deri te urdhri “Hero i Kosovës”, të cilin ia dha Presidenca e Republikës së Kosovës.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
​“Mos të vdes pa e gjetur djalin”, 79 vjeçari në pritje të lajmit për të birin e zhdukur me dhunë

​“Mos të vdes pa e gjetur djalin”, 79 vjeçari në pritje të lajmit për të birin e zhdukur me dhunë

July 3, 2022

Nisin korrje-shirjet, Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

July 3, 2022
Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

July 3, 2022
LVV publikoi videon për veriun, ‘çartet’ Petkoviqi: Kurti është i fiksuar pas pushtimit të..!

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

​“Mos të vdes pa e gjetur djalin”, 79 vjeçari në pritje të lajmit për të birin e zhdukur me dhunë

​“Mos të vdes pa e gjetur djalin”, 79 vjeçari në pritje të lajmit për të birin e zhdukur me dhunë

July 3, 2022

Nisin korrje-shirjet, Kurti e vazhdon traditën e kryeministrave, hip në kombanjë

July 3, 2022
Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

Preteksti për sulm ndaj policëve nga ‘komandant’ Nuredin Lushtaku / Nga kërcënimet në plagosje, gjithherë gënjente për akuzat

July 3, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In