Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 18, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Për tre muaj mbi 200 ankesa për mashtrime nga bizneset

KosovariPress Nga KosovariPress
May 14, 2022
Në Lajme
0 0
0
Për tre muaj mbi 200 ankesa për mashtrime nga bizneset
0
Shpërndarjet
7
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Kosovës përpos që duhet të përballen me çmime gjithnjë në rritje të produkteve, ata shpesh bien pre e mashtrimeve. Çmime të dyfishuara, zbritje fiktive, reklama mashtruese e produkte me afat te skaduar janë ndër shqetësimet,, ankesat ndaj të cilave mund të adresohen edhe pranë institucioneve të vendit. Njohësit kërkojnë më shumë angazhim qeveritar në mbrojtje të konsumatorëve ndërsa edhe qytetarët shprehen të mllefosur.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se për tremujorin e parë të këtij viti kanë pranuar 202 ankesa për mashtrim të konsumatorëve. 

“Gjatë vitit 2021 kemi pranuar 1,007 ankesa të konsumatorëve, kurse gjatë tremujorit të parë të këtij viti kemi pranuar 202 ankesa. Ankesat janë me natyra të ndryshme mospërfillje te garancionit, shërbime jocilësore, mashtrime te konsumatorit, reklama mashtruese, produkte me afat te skaduar, për mospërputhje të çmimit rafte-arkë, mungesa e deklaracionit në gjuhën shqipe, mos kthimi i monedhave të imta etj”, thuhet në përgjigjen e MINT.

MINT thotë se inspektorët e tregut kanë të drejtë të shqiptojnë gjoba deri në 1000 euro por vet numri i inspektorëve është i ulët. 

“Inspektorët e tregut kanë të drejtë të shqiptojnë gjobë deri në 1,000 euro për personat juridikë, kurse për shkeljet mbi këtë vlerë ka për obligim të inicioj procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente dhe gjobat arrijnë deri në 20.000 euro. Kemi nevojë për rritjen e numrit të inspektorëve, janë parashtruar kërkesat te organet kompetente dhe presim aprovimin e tyre”, vijoi MINT.

Aktivisti i organizatës kosovare për mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe dinjitetit të konsumatorit “KonsumatorI”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar për KP se manipulimi me çmime në disa markete është shqetësues. Ai akuzon autoritetet që nuk po ndërmarrin asgjë në adresimin e këtyre shqetësimeve. 

Kaçaniku: Qeveria, Ministria e tregtisë akoma nuk po e bëjnë gjënë e duhur

“Për fat të keq manipulimi i çmimeve për disa biznese, në veçanti për disa markete, është bërë biznesi kryesor, si duket aty e kanë përfitimin më të madh. Ne kemi shumë ankesa si qytetar dhe familje konsumatore se çmimet dallojnë nga rafti deri në arkë , por edhe dallojnë si çmime nominale në krahasim me çmimet reale, krahasim me peshën, me vëllimin, përbërësit, cilësinë, afatin e skadencës dhe mënyrën e ruajtës së tyre. 0.56 Ne aq shpesh kemi reaguar sa që është e çuditshme që Qeveria, Ministria Iindustrisë dhe Tregtisë, mekanizmat, agjencionet, akoma nuk po e bëjnë gjënë e duhur, ndërsa me faktin që nuk po e bëjnë gjënë e duhur atëherë para nesh janë te dyshimtë se janë bashkëpunëtorë të këtyre veprimeve”, theksoi Kaçaniku.

Ai ka shtuar që manipulimet me çmime ndodhin kudo në markete, por sipas tij teksa shteti nuk po bënë asgjë, bën që qytetarët të paguajnë një “taksë” tjetër e që është ai i abuzimeve. 

Kaçaniku: Ne po paguajmë taksën për abuzime

“E vërteta është se kudo ka mashtrime, manipulime, ndërsa shteti me institucionet e veta, me kompetencat dhe ligjin që ka në dore, akoma nuk po ndërmerr asgjë dhe ne po dalim të zhvatur. Ne po paguajmë si konsumatorë, taksapagues për buxhetin, por po e paguajmë edhe një taks tjetër, atë për abuzime”, tha ai.

Qytetari Jakup Bekteshi ka thënë që mashtrimet me çmime janë të mëdha, ndërsa ka shtuar që inspektorët duhet të shpeshtojnë kontrollet e tyre në markete.

Bekteshi: Duhet inspektorat sa më shumë me dalë për t’i kontrolluar marketet

“Shumë shpesh ndodhë kjo, e shikon në raft apo edhe kur të vjen pagesa, (çmimi) del shumë më i lartë, është shumë keq. Duhet inspektorat sa më shumë me dalë për t’i kontrolluar marketet”, tha ai.

Januz Dautaj, qytetar, kritikoi autoritetet se nuk e po kryjnë punën e tyre si duhet. 

Dautaj: Shteti e ka funksionin e mbikëqyrjes

“Shteti e ka funksionin e mbikëqyrjes, kur nuk e kryen punën shteti krijohet anarki, dhe bëjmë çfarë të duam”, tha ai.

Një tjetër qytetar, Faruk Abdurrahmani ka thënë që duhet behën hetime dhe të ndjekin procedura ligjore.

Abdurrahmani: Të bëhen hetime

“Duhet me bo hetime, çka është rregull me ligj, ndërsa ajo që nuk është me ligj duhet të dënohen… Duhet të ketë kontrollim, të argumentojë pse e ka ngrit çmimin, a është me vend apo duhet dënuar”, tha ai.

Muajve të fundit janë shtuar ankesat se, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe krizës globale, disa biznese e kanë shfrytëzuar rastin për të rritur artificialisht çmimet dhe për të shtuar fitimin./

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe ankesa mashtrime biznes
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

May 18, 2022
SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

May 18, 2022
Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

May 18, 2022
​SBASHK-u kërkon nga angazhimin e Kuvendit për marrëveshjen e Qeverisë me sindikatat

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

Ministrja Haxhiu diskutoi për sundimin e ligjit në Kosovë, në forumin e organizuar nga FOL

May 18, 2022
SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

SBASHK-u letër deputetëve të Kuvendit, kjo është kërkesa e tyre

May 18, 2022
Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

Dënimi i Haradinajt dhe Gucatit, reagon kryetari i PDK-së

May 18, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In