Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Petkoviç i reagon Kurtit: S’të intereson Udhërrëfyesi për Energji

14views

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën“ në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e ka quajtur “gënjeshtër” deklarimin e Kryeministrit Albin Kurti se Kosova vuan gjakderdhje financiare nga pagimi i rrymës për pjesën veriore të Kosovës.

“Marrëveshja për energjinë është arritur me insistimin e Beogradit, dhe në mënyrë që licenca e Elektroserverit to bëhet operacionale, Prishtina duhet të përmbush obligimet e saj, që përfshijnë marrëveshjen mbi shërbimet distributive, që s’ka ndodhur ende”, ka thënë Petkoviç, siç e citoi N1.

“Po t’i kishte interesuar Kurtit për implementimin e Udhërrëfyesit, ai nuk do të kishte krijuar gjendje lufte në Veri, të ndërtonte baza dhe të rrezikonte jetë njerëzish. Kur dikush dëshiron të zbatojë marrëveshje, ai fillimisht i krijon kushtet për të, dhe nuk dërgon ROSU’n për të okupuar Veriun”, ka shkruar Petkoviç.

Petkoviç mes tjerash e ka quajtur “gënjeshtër” edhe deklarimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se në barrikadat në Veri ka pasur edhe rusë të informuar që kanë ardhur nga Serbia, për çka tha se ato nuk kanë mundur të vinë me autobusë kur Jarinje dhe Bërnjaku kanë qenë të mbyllura.

Gjithashtu Petkoviç e ka quajtur “gënjeshtër” deklarimin e Kurtit për gazetën holandeze “NCR” se po të mos ishte për praninë e NATO’s në Kosovë “serbët do të donin të na masakronin”, përçka pretendoi të kundërtën.