Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Pjesëtari i FSK-së që dyshohet se theri 45 vjeçarin është djali i nënkolonelit të Policisë

21views

Mbrëmë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje në trafik mes dy personave një 45 vjeçar mbeti i therur me thikë. I dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes për t’u vetëdorëzuar pastaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, ka thënë Ahmeti.

Siç raportoi mbrëmë media, mësohet se i dyshuari që theri 45 vjeçarin është Fitim Krasniqi, 28-vjeçar. Ai është pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Krasniqi po ashtu është djali i nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Haxhi Krasniqi.

Image

Nënkoloneli i Policisë, Haxhi Krasniqi

Kujtojmë se, ai bashkë me djalin tjetër të Haxhiut dhe tre persona tjerë, ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2020 nën dyshimet për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë te rruga ‘B’ në Prishtinë.

Ndryshe, bëhet e ditur se 45-vjeçari menjëherë është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Diellit, ku i është ofruar ndihma e parë e më pas për shkak të natyrës së lëndimeve, i njëjti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.