
68views
Rihanna publikoi postimin e parë në TikTok dhe u prezantoi të gjithëve djalin e saj. 34-vjeçarja e ka filmuar të birin lidhur në sediljen e makinës.
Tashmë ajo është nënë dhe jeta e saj ka ndryshuar, por ende i ka parasysh të gjitha këshillat që ka marrë gjatë shtatzënisë.
“Kur bëheni nënë, natyra ndryshon dhe fëmija juaj bëhet prioriteti juaj i parë”, është shprehur ajo.
Padyshim, që këngëtarja ka marrë shumë këshilla për mëmësinë, e në veçanti një pjesë e kujton: “Ndoshta këshilla më e mirë është të fle tani sepse nuk do kem mundësi më vonë. Më duhet të punoj për këtë përpara se të jetë një gjë e së kaluarës” tha ajo.