Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Wednesday, May 25, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Presidentja Osmani zhvillon takime intenzive në Panama, promovon potencialin ekonomik të Kosovës

KosovariPress Nga KosovariPress
May 6, 2022
Në Lajme
0 0
0
Presidentja Osmani zhvillon takime intenzive në Panama, promovon potencialin ekonomik të Kosovës
0
Shpërndarjet
9
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Panama ka mbajtur një sërë takimesh me qëllim të promovimit të potencialit ekonomik të Kosovës dhe thellimit të marrëdhënieve miqësore

Kësisoj, Presidentja Osmani ka takuar udhëheqës të sektorëve të ndryshëm, përfshirë komunitetin e biznesit, teksa më pas ka takuar edhe Korin diplomatik.

“Presidentja Osmani ka vizituar gjithashtu qytetin e Kolonit në pjesën atlantike të Panamasë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Odës Ekonomike dhe terminalit ndërkombëtar Manzanillo. Si një nga zonat më të rëndësishme të lidhshmërisë tregtare botërore, Presidentja ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit ndërshtetëror do t’i mundësojë bizneseve kosovare qasje më të lehtë në Panama dhe në të gjithë rajonin e Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës, përcjell “Bota sot”.

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Panama

Në një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kolonit, Michael Chen dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit biznesor është konfirmuar gatishmëria e përbashkët që t’i përafrojnë bizneset e të dy shteteve dhe të krijojnë ura të reja të bashkëpunimit dhe komunikimit.

Gjatë qëndrimit në Panama, Presidentja ka takuar Jorge Ramón Arosemena, drejtorin e Qytetit të Dijes, i cili nga një bazë ushtarake amerikane është shndërruar në qendër inovacioni, ndërmarrësise, arti e kulture. Presidentja dhe drejtori Arosemena janë dakorduar që të ndërmerren hapat e mëtejmë për ta rritur bashkëpunimin me këtë institucion, përfshirë shkëmbimin arsimor dhe kulturor. Më tej, Presidentja e ka informuar z. Arosemena mbi potencialin e Kosovës si vend lider i ndërmarrësisë, teknologjisë dhe inovacionit në rajon.

Gjithashtu, Presidentja ka takuar edhe ambasadorë si dhe deputetë e përfaqësues të tjerë të Panamasë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në kontinentin tonë dhe më gjerë, duke ritheksuar se Kosova mbetet e përkushtuar që të kontribuoj për paqe dhe stabilitet, duke bashkërenduar politikën e jashtme me aleatët e Kosovës. Në bashkëbisedim me diplomatët e akredituar në Panama dhe përfaqësues të tjerë të Panamasë, Presidentja ka nënvizuar progresin e vazhdueshëm të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht në trajektoren e demokracisë, lirive inpiduale, të medias si dhe përkushtimin për shtetin e së drejtës.

Image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Panama

Gjatë ditës, Presidentja do ta vizitojë edhe Kanalin e Panamasë, ku do të shoqërohet nga Ministri për Çështje të Kanalit, Roberto Roy, si dhe do të takojë përfaqësues të Odës Ekonomike të Panamasë.

Në vizitën zyrtare në Panama, Presidentja ka përmendur potencialin ekonomik dhe frymën e përbashkët demokratike si motivim për të thelluar tutje bashkëpunimin ndërshtetëror.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Panama vizte Vjosa Osmani
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022
Shahu i kundërpërgjigjet Mahmutit: LDK-në e kanë krijuar disa shqiptarë trima e të guximshëm që nuk flisnin skutave

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

Deputetja e LDK-së: Të gjitha bordet, në emër të çkapjes, po kapen

May 24, 2022
Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

Këto ngjarje do të zhvillohen të mërkurën në vendin tonë

May 24, 2022
Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

Historianët: Zbatimi i vendimit për pronat në Deçan fut Kosovën në rrugë pa kthim

May 24, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In